Kryeministri Edi Rama ironizoi opozitën gjatë takimit me qytetarët e Kukësit, teksa foli për zgjedhjet dhe për djegien e mandateve.

Kryeministri deklaroi se mazhoranca nuk ka për detyrë të nxjerrë opozitën nga halli ku ka hyrë, ndërkohë që kujtoi marrëveshjen e dy viteve më parë me kryetarin e PD Lulzim Basha.

‘Rrugët ne kemi detyrë t’i mbarojmë, por nuk kemi detyrë të nxjerrim këta nga halli, kush i tha të ikin nga parlamenti dhe mirë që ikën po pse duan të hyjnë çdo të enjte, ike, nuk do po ik pra, ca doni tani, edhe me zor, atje brenda ishin kush ju nxori? Derën ia mbyllën vetë vetes ata.

E provuam dhe e bëmë me shumë ndjenjë përgjegjësie para dy vjetësh, se mund t’i kishim thënë fare mirë vazhdoni. Edhe ndërkombëtarët thanë mund të hyni në zgjedhje edhe pa ata, por nuk kishte kuptim. Pas lutjeve Lulit, aman, aman, aman, u ulëm, e i dhamë gjysmën e qeverisë, mori Financat,

Arsimin, të Brendshmen, të Shëndetësisë, Hipotekat, OSHEE, ALUZINI, Burgjet se i duan gjithmonë burgjet, kur ishin në pushtet i nxirrnin kriminelët më të rrezikshëm nga burgu me leje lindje, del burri me leje lindje nga burgu,

jo po se do ti lindi një kushërirë, nuk ka rëndësi. Ja më kujtohet edhe takimi këtu, unë flisja me ata poshtë, ata duartrokisnin lart, për pak nuk u hodhën nga kati i dytë për t’u bashkuar me ne’, tha Rama.