Ajlin Alfredaj, nëna 28-vjeçare nga Tropoja, ishte e ftuar pasditen e sotme në emisionin e ‘Ftesë në Pesë’.

Ajlin tregoi historinë e saj të pazakontë si nënë e 7 fëmijëve, 3 binjakëve dhe një vajze të vogël 1-vjeç e gjysmë.

Ajo u shpreh se ndihet më e lumtur se kurrë kur e sheh shtëpinë plot me fëmijë.

28-vjeçarja rrëfeu se krahas të qenurit nënë ka realizuar ëndrrën e saj për të qenë e arsimuar. Ajlin kishte përfunduar me sukses dy fakultete.

Alfredaj dha një mesazh për të gjitha nënat se gjithësecila mund ta gjejë kohën për t’i bërë të gjitha.