Luana Vjollca është një ndër moderatoret më të komentuara, kryesisht për paraqitjen fizike. Mirëpo, ajo ka treguar së fundmi se ka edhe një anë luajake.
Përmes një postimi në “Insta Story”, Luana ka bërë një deklaratë që ka shkaktuar mërzi tek fansat e saj. “Kam vendosur të tërhiqem për ca kohë, 12 vite pa u ndal. Kam nevojë të pushoj. Do më marri malli shumë për dashurinë tuaj”, ka shkruar Luana.
Por pas një sërë replikash nga ndjekësit, Luana ka publikuar një bisedë me një ndjekëse, të cilës i kishte pohuar se gjithçka ishte në kuadër të ditës së gënjeshtrave.
“Mesazhet tuaja si kjo ma shkrinë zemrën komplet! Kështu që po ju tregoj që as në mend s’e kam me u ndal. Jam e bekuar që ju kam! Gëzuar 1 Prillin! Hajd se duhen ndonjëherë gënjeshtra të tilla me mu kujtu sa shumë dashni kam.”




