Më 1990, dy vëllezërit Vatë dhe Gjekë Beqi nga fshati Baks i Velipojës kanë marrë detin me not me qëllimin e vetëm që të largoheshin nga Shqipëria komuniste. Por pas dhjetë kilometrash ata janë pikasur nga patrulla kufitare dhe disa minuta më pas një motobarkë e policisë i ka që.lluar me ar.më.

Gjekë Beqi është pla.gosur dhe vëllai tjetër është detyruar ta nxjerrë në breg me not në një kohë që patrulla e policisë i kontrollonte që të mos iknin sërish. Me të dalë në breg Vatë Beqi është qëlluar pa paralajmërim me automatik nga Komandanti Bino Binaj dhe ka vde.kur në vend. Vatë Beqi është që.lluar teksa po i lutej për jetën e vëllait të pla.gosur në një kohë kur Shqipëria sapo kishte shfuqizuar ligjin që dënonte rëndë arratisjet.

Vetë Gjetë Beqi ka shpëtuar sepse Komandanti Binaj e ka lënë me shpresën se do të vdi.ste vetë pasi ishte plagosur në kokë. Gjeka arriti të shpëtojë falë ndërhyrjes së mjekëve dhe u dënua me dy vite bu.rg ndërsa Komandanti u arra.tis për vetë nga Shqipëria. Bino Binaj u dënua me bu.rgim të përjetshëm nga gjykata.

Vetëm 6 vite më parë, , më 2012, plot 22 vjet pas ngjarjes, ai u arr.estuar nga policia italiane dhe do të ekstradohet në Shqipëri. Gjatë të gjithë kësaj kohe Bino Binaj kishte qëndruar i fshehur në Itali ku kishte ndryshuar edhe emrin në Besnik Zykaj.

Madje ai kishte ndryshuar tre herë edhe vendlindjen me qëllimin e vetëm që ti shpëtonte arre.stimit. I mbijetuari i kësaj historie tragjike, Gjekë Beqi rrëfen në intervistë për “Shekullin” gjithçka që ka ndodhur.

Gjekë, si nisi ngjarja e 22 viteve më parë?

Më datë 19 maj 1990 unë dhe vëllai im Vata u nisëm për të arra.tisur me not. Do shkonim në Jugosllavi dhe që andej do të iknim në Amerikë ku kishim njerëz. Më 8 maj u ndryshua ligji dhe ne morëm zemër. Meqë nuk ka më internim për familjen vendosëm të iknim.

Hymë në ujë pranë urës së Velipojës dhe kemi udhëtuar rreth 10 kilometra me not. U nisëm në orën dhjetë të natës dhe në pesë të mëngjesit na ka parë ushtari Artan Qerimi. Ne kishim marrë me vete edhe një kamerdare, ku çlodheshim gjatë rrugës.

Ushtar Qerimi ka lajmëruar postën e policisë dhe ky zotëria që është kapur tani, Bino Binaj ka ardhur bashkë me drejtuesin e skafit, Bashkim Musta. Ata u afruan tek ne. Ne ishim rreth katër milje në det.

Çfarë ndodhi në këtë moment?

Bino Binaj na qëlloi pa paralajmërim. Unë jam pla.gosur unë në nofull ndërsa vëllai në shpatull. Unë u fundosa në ujë. Vëllai u zhyt dhe më shpëtoi. Në një moment vëllai e njohu dhe i tha: “Jemi bijtë e Marash Beqit. Na vra.ve”.

Ai i tha për mua: Mbaje atë se ty do të të vr.as në tokë. Vëllai më mbante me dorë dhe më vuri në kamerdaren që kishim me vete. Binaj na hodhi spirancën dhe na tërhoqi në breg. Kur dolëm vëllai ishte lakuriq, siç isha edhe unë pasi ishin zhveshur të notonim të lirë, dhe i tha të marr rrobat. Ai i tha: “Ec mor qen” dhe e qëlloi pa paralajmërim. Ishte lakuriq dhe ai e vr.au katër metra pa dalë në breg.

Po me ty çfarë ndodhi?

Mua më pa me pl.umb në kokë dhe të gja.kosur e tha që ky ka marrë plumb në kokë le të vde.së vetë. Kaq ishte historia.

Ju u arr.estuat?

Erdhën hetuesit dhe u kryen veprimet hetimore. Unë u arr.estova dhe u dërgova në spital. Mjeku Ferid Hoti u kujdes për mua. Ishin tre mjekë të mirë që më bënë një operacion që më shpëtoi jetën. Ata janë Ferid Hoti, Ali Spahiu dhe Mark Mirashi. Unë kisha marrë një plu.mb në nofull dhe më ishte shkëputur një nerv. Ishte operacion shumë i vështirë.

Ju u dën.uat për këtë ngjarje?

Më 4 korrik u dënova me dy vjet bu.rg. Familja bëri presion në Degën e Brendshme dhe iu lutëm pasi kryetari i degës nuk deshi të jepte trupin e vëllait. Ndërhymë tek Hetuesia në Tiranë. Ndërhymë tek Qemal Lame, kreu i Hetuesisë së Përgjithshme në atë kohë dhe më në fund na u dha trupi për var.rim. Ai i shkroi edhe Ramiz Alisë. Vëlali im ishte vikt.ima e parë që iu dha familjes për var.rim.

Sa kohë qëndruat në bu.rg?

Unë bëra një vit b.urg dhe dola kur erdhi demokracia. Kam dalë më 28 shkurt të vitit 1991.

A keni tentuar ha.kmarrje ndaj vra.sësit të vëllait tuaj?

Në nuk kemi dashur të hakmer.remi, por e kemi paditur në gjyq sipas rregullave. Na ka vr.arë një punonjës i shtetit dhe duhet ta zgjidhë shteti. Ai u gjykua dhe u dënua me bu.rg përjetë. Gjyqtar ishte Admir Thanza. Atëherë ishte ende dën.imi me push.katim,

por u dënua me bu.rg përjetë që të mund të ekstradohej në rast se arrestohej. Ai është dënuar me bur.g përjetë për kri.me kundër njerëzimit. Ai ka shkelur edhe ligjet e asaj kohe. Ai duhet të paralajmëronte, që.llonte në ajër dhe pastaj të neutralizonte. Ne nuk kishim rrezik për të, ne ishim lak.uriq. Kishte diell. Ai na pa shumë mirë dhe na v.rau për qejf.

Që nga ajo kohë keni mësuar ndonjë gjë për Bino Binajn?

Ai ka ikur që në vitin 1991 jashtë Shqipërisë dhe ndryshoi emrin në Besnik Zykaj. Ai ka ndërruar tre herë vendlindje. Në fillim u shpall në kërkim me Bino Binaj dhe nuk gjendje dot sepse nuk dilte askush me këtë emër. Kur u gjet emri i ri u padit prapë nga familja dhe këtë herë me emrin Besnik Zykaj. Tani ai është kapur në Itali, në Firence.

A kishte dëshmitarë për vra.sjen e vëllait tuaj?

Kishte katër dëshmitarë që treguan të vërtetën. Ata ishin Bashkim Musha drejtuesi i varkës dhe ushtarët Hysen Allkanjari, Artan Qerimi dhe Halim Syla. Të gjithë thanë që ai nuk kishte nevojë ti vr.iste sepse ishin dorëzuar. Vëllai im është dekoruar “Martir i Demokracisë”.
Inteviste ne vitin 2012 në gazetën “Shekulli”