Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në ceremoninë e prezantimit të oficerëve të rinj të policisë Kriminale në Akademinë e Policisë.

52 studentë të ekselencës të diplomuar në Ekonomi, Drejtësi dhe Informatikë janë bërë pjesë e Policisë së Shtetit. Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se nisma në fjalë është pjesë e "Paktit për Universitetin'.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Është një ditë e bukur për Policinë e Shtetit sepse sot për herë të parë hyn në fuqi një praktikë e re, e hapjes së dyerve të Akademisë së Sigurisë për studentë të ekselencës. Që nga fakulteti ekonomik, Drejtësia dhe deri te Informatika i bashkohen trupëssë policisë.

Nga ana tjetër është një ditë e bhukur se sot këta 52 studentë që kanë përfunduar universitein me rezultate të larta dhe nisin kursin e specializimit në këtë akademi do t'i bashkohen një procesi delikat të vështirë por edhe të rëndësishëm po ashtu të ripërtëritjes së policisë kriminale. Një pjesë e Policisë së Shtetit ku nevoja për dije dhe rritje kapacitetesh, është në rendin e ditës.

Për herë të parë Policia e Shtetit bën një thirrje në adresë të studentëve të ekselencës edhe si angzhimi i qeverisë në kuadrin e "Paktit për Universitetin' do të jenë oficerë policie me gradën e nënkomisarit. Më vjen shumë mirë që në këtë proces është zhvendosn edhe standardi i njohurive mbi gjuhën angleze.

Nga ana tjetër më vjen shumë mirë që të diplomuarit në drejtësi, ekonomi dhe informatikë janë dëshmiratë e parë. Për ne është e qartë se ripërtëritja gjeneracionale e Policisë së Shtetit, kjo akademi u braktis dhe faktikisht u mbyll dhe tanimë ka filluar të japë kontributet e para.

Krijimi i një strukture të re që do të jetë një strukturë shërbimi në formën e një ndërmarrjee për ruajtjen e objekteve. Do të krijohet një tranzicion më i butë për të moshuarit.

Në mbyllje dua tju them se jo unë dhe as ministri i Brendshëm apo drejtori i Policisë por faktet dhe shifrat flasin më së miri se jemi në një fazë të ndërmjetme që Policia e Shtetit ka bërë progres. Janë sekuestruar 5 mln euro asete kriminale në vitin 2013 ishin 1.3 milion.