Kryeministri Edi Rama ka hapur një ekspozitë në Gjermani, me piktura murale dhe skulptura qeramike, në qytetin e Rostockut.

Në një intervistë për televizionin gjerman ARD, Rama ka folur ndër të tjera dhe për postin e tij në Shqipëri.

Ai shprehet për televizionin gjerman se është kryeministri më i mirë i të gjitha kohërave në Shqipëri.

“Buxheti që mu dha ishte asgjë. Ishte asgjë. Diçka. Shumë pak. Por duhej bërë ndryshimi. Filloi rritja e mbledhjes së taksave dhe ndryshimi i niveleve. Tani jam kryeministri më i mirë i të gjitha kohërave në Shqipëri”, tha Rama.