Pasi ka përfunduar protesta e cila u zhvillua mesditën e sotme përpara kryeministrisë, shoqëria civile ka shpërndarë ujë për policinë, e cila qëndronte në gadishmëri. Në një video postuar nga nisma “Thurje”, tregohen momente kur aktivistët, afrohen te disa policë, dhe u japin atyre shishe me ujë.

“Shumë diell!

Një shishe ujë edhe për policinë nga protestuesit.”.

Kështu shkruan Nisma#Thurje në “Facebook”, ndërsa publikon edhe këto pamje.